Dokumentimi i krimeve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

QKRMT për herë të parë në Kosovë ka filluar zbatimin e një projekti i cili eksklusivisht dokumenton krimet e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Që prej përfundimit të luftës, ka munguar një databazë e mirëstrukturuar që dokumenton specifikisht këto krime. Për të adresuar këtë boshllëk, QKRMT, me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane, në vitin 2019 filloi zbatimin e projektit "Rritja e angazhimit për drejtësi tranzicionale në Kosovë përmes dokumentimit të dhunës seksuale gjatë luftës", projekt ky që vazhdoi deri në prill të vitit 2023, ndërsa tani vazhdon të mbështetet nga medica mondiale e. V. dhe Engagement Global, të financuara nga BMZ.

Ky process synon të dokumentojë në mënyrë gjithëpërfshirëse rastet e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe të rrisë ndërgjegjësimin publik mbi këtë çështje.

Projekti zbatohet nga QKRMT në partneritet me organizatat joqeveritare të autorizuara: Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave (QPDG), Medica Kosova, dhe Medica Gjakova.

Pasqyra e Përgjithshme

Dhjetor 2025

Totali i rasteve

1,400

Raste të dokumentuara

QKRMT

445

Raste të trajtuara

Medica Kosova

254

Raste të trajtuara

QPDG

291

Raste të trajtuara

Medica Gjakova

410

Raste të trajtuara

Demografia

Gjinia

Shpërndarja sipas gjinisë së viktimave

  1. Femër

  2. Mashkull

KategoriaTotali%
Femër130092.9%
Mashkull1007.1%
Totali1,400100%

Përkatësia

Përkatësia Etnike

Shpërndarja e rasteve sipas përkatësisë etnike

KategoriaTotali

Shqiptar

Rom

Ashkali

Bosnjak

Egjiptian

Serb

1,344

34

13

6

2

1

Pytësori

Misioni

Dokumentimi i saktë i rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës shërben si bazë për drejtësi dhe njohje të statusit të viktimave.

Metodologjia

Të dhënat janë mbledhur përmes intervistave të drejtpërdrejta dhe bashkëpunimit me organizatat partnere në terren.

Privatësia

Ruajtja e dinjitetit dhe anonimitetit të të mbijetuarve është prioriteti ynë kryesor gjatë gjithë procesit të dokumentimit.